“DurrësLajm” sjell pamjet nga vendi i ngjarjes në Rrashbull, ku humbi jetën tragjikisht një elektricist 43-vjeçar në krye të detyrës.

Ngjarja sipas burimeve nga policia, është regjistruar këtë të enjte rreth orës 12:50.

Viktima shtetasi Kliton Xhani, 43 vjeç, banues në Durrës, me profesion elektricist, ka qenë duke riparuar një defekt elektrik në një shtyllë, kur ka rënë në kontakt me energjinë elektike dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi Hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave.

Ndërkohë ngjarja i ka lënë të tronditur të gjithë kolegët e tij në OSHEE, për shkak të ndarjes nga jeta në mënyrë tragjike në krye të detyrës. Sipas kolegëve, 43-vjeçari ishte shumë profesionist dhe një punonjës i devotshëm.