Dy tërmete kanë goditur sot Shqipërinë, në jug dhe juglindje të vendit. Nga të dhënat ka rezultuar se lëkundjet kanë qenë me magnitudë të dobët, 2.5 ballë.

Lëkundja e parë me magnitude 2.5 ballë është ndjerë në orët e para të mëngjesit, rreth orës 06:11, në fshatin Borsh.

Ndërkohë, tërmeti i dytë shënuar rreth orës dy të mëngjesit në Vinjoll të Burrelit.

Nga të dy tërmetet nuk raportohet për të lënduar apo për dëme materiale.

Pak javë më parë, vendi u godit nga një tërmet me magnitudë 5.1 ballë me epiqendër në rrethin e Matit, lëkundje e cila u shoqërua me qindra pas-goditje të forta.

Po ashtu, për pasojë shumë shtëpi janë dëmtuar dhe familjarët kanë dalë jashtë nga rreziku i shembjes