Është zhvilluar me mjete të komunikimit elektronik mbledhja e rradhës e këshillit bashkiak të Durrësit ku u miratuan disa vendime të rëndësishme.

Ja të gjitha vendimet e miratuara në këtë mbledhje:

1. Për miratimin e familjeve përfituese të ndihmës ekonomike nga fondi i kushtëzuar për bllok ndihmën ekonomike deri 6% dhe fondi nga të ardhurat e bashkisë, për muajin shkurt 2021.

2. Për miratimin e ndreqjes së gabimeve me karakter material në vendimin e këshillit bashkiak nr.127, datë 24.12.2020 “për sistemin e taksave dhe tarifave vendore në qytetin e Durrësit për vitin 2021”.

3. Për miratimin e disa ndryshimeve në vendimin e këshillit bashkiak nr. 126, datë 24.12.2020 “ për listën emërore të nxënësve të arsimit parauniversitar dhe konvikteve të shkollave të mesme profesionale që plotësojnë kriteret ligjore për përfitimin e bursave dhe pagesave për vitin shkollor 2020-2021”.

4. Për miratimin e përdorimit të fondeve të trashëguara nga viti 2020, të cilat i shtohen buxhetit të vitit 2021 të bashkisë Durrës.

5. Për miratimin e listës të subjekteve përfituese që do të përfitojnë nga programi i proçesit të rindërtimit për pallatin nr. 1062, rruga “26 Nëntori” dhe pallatin nr. 14, rruga”Petraq Boshnjaku” njësia administrative nr. 2, të dëmtuara nga fatkeqësia natyrore e tërmetit të datës 26 nëntor 2019.

6. Për vijimin e proçedurave të prishjes së detyruar të 1 (një) objekti banimi, pronë private (pallat), ndodhur në njësinë administrative nr. 4, Durrës, në zbatim të ekspertizës të thelluar, hartuar nga Instituti i Ndërtimit Tiranë.

Ndërkaq në këtë mbledhje këshilli bashkiak u njoh edhe me Raportin mbi veprimtarinë audituese të drejtorisë auditimit brendshëm pranë bashkisë Durrës (01.01.2020-31.12.2020).