Vendimi për Dritan Dajtin/ KLGJ: Po e trajtojmë me përparësi

12/02/2019 - 20:31

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka reaguar sot në lidhje me vendimin e Apelit për Dritan Dajtin. 

Përmes një njoftimi për publikun, KLGJ shprehet se pranë tij, është depozituar kërkesa e ministres Etilda Gjonaj ku kërkohet hetimi disiplinor i veprimtarisë së anëtarëve të trupës gjyqësore, që kanë gjykuar çështjen kundër të dënuarit Dritan Dajti.

Në arsyetimin e saj, ministrja Etilda Gjonaj shprehet se këta gjyqtarë, kanë kryer shkelje të rënda profesionale dhe etike që diskreditojnë pozitën dhe figurën e gjyqtarit gjatë ushtrimit të detyrës, shkak mbi të cilin ka kërkuar në vijim edhe marrjen e masës së shkarkimit nga detyra.

Këshilli i Lartë Gjyqësor, nisur nga kjo kërkesë, informon publikun se kjo çështje do të trajtohet me përparësi, paanshmëri dhe profesionalizëm.

Këshilli do të bëjë vlerësimin e duhur, në përputhje me kuadrin e ri ligjor dhe do të ndërmarrë çdo veprim të nevojshëm në respektim të ligjit.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Zbardhen emrat e 4 personave të arrestuar një ditë më parë në lidhje me grabitjen e miliona eurove në pistën e aeroportit të Rinasit më 9

Mot i vranët dhe intervale kthjellimesh dominojnë Shqipërinë këtë të hënë.

Dom Gjergj Meta nuk ka fjalë për të përshkruar sulmin terrorist që përgjaku Pashkët në Sri Lanka.

Drejtoria e Përgjithshme Detare njofton mbrëmjen e kësaj të diele për përkeqësim të motit!

Policia ka arrestuar mbrëmjen e sotme katër persona në Elbasan lidhur me supergrabitjen e 9 prillit të këtij viti në aeroportin e Rinasit

Prokuroria për Krime të Rënda do të nisë marrjen e dëshmive për grabitjen e 9 prillit në Rinas.

Kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako iu ka uruar të gjithë besimtarëve katolikë festën e Pashkëve.