Vendimi, lejohet ndërtimi në zonën arkeologjike të Durrësit

11/02/2019 - 18:50

Hapet drita jeshile për ndërtime brenda zonave arkeologjike “A” dhe “B” në qytetin e Durrësit. Vendimi është marrë nga Këshilli i Ministrave më 26 dhjetor të vitit të kaluar, ndërkohë që tashmë ka nisur zbatimi me publikimin e akteve nënligjore.

Sipas vendimit të firmosur nga kryeministri Edi Rama dhe ish-ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, që tashmë ka mbërritur edhe për zbatim në institucionet lokale, në zonën arkeologjike “A” të qytetit të Durrësit lejohet ndërhyrja tek ndërtesat ekzistuese si dhe rindërtimi i godinave ekzistuese pa ndryshimin e gjurmës dhe pa cënuar pasuritë kulturore të nëntokës.

Ndërsa në zonën “B”, që përfshin një pjesë më të madhe të territorit të qytetit, u hapet rruga ndërtimeve të reja. Vendimi specifikon se në zonën arkeologjike “A” lejohet mirëmbajtja, restaurimi dhe konservimi i integruar i monumenteve të kulturës dhe strukturave arkeologjike, pas shqyrtimit dhe miratimit të projekteve nga Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Materiale.

Kurse në zonën “B” arkeologjike, Këshilli i Ministrave ka vendosur të ndërhyhet vetëm në këto forma:

Në zonën arkeologjike “B” të qytetit të Durrësit, përveç ndërhyrjeve që lejohen në zonën arkeologjike “A”, lejohen edhe ndërtimet e reja pas miratimit nga KKRKM-ja. Projektet për ndërtimet e reja shqyrtohen dhe miratohen nga KKTKM-ja dhe vijojnë procedurën sipas ligjit të planifikimit dhe zhvillimit të territorit.

Në zonën “A” dhe “B” të konsideruara zona arkeologjike ka qenë i pezulluar legalizimi i objeteve. Pjesa dërrmuese e objekteve të ngritura në këto dy zona arkeologjike nuk janë legalizuar ende, ndërkohë që prej vitesh pritet të shfuqizohet vendimi. Bëhet fjalë për më shumë se dhjetë mijë objekte, të cilat presin dritën jeshile për t’u futur në procesin e legalizimeve. Në fakt, absurde e konsiderojnë banorët por edhe vetë zyrtarët lokalë, këtë vendim të marrë disa vite më parë, i cili konsistonte në bllokimin e procesit të legalizimeve në këto dy zona, duke marrë parasysh faktin se objektet tashmë janë ndërtuar dhe nëse kanë shkatërruar vlera arkeologjike, s’ka asnjë vlerë të mos legalizohen.

Bashkia e Durrësit për shumë kohë ka pasur të pezulluar punimet për projektin e “Velierës”, pasi prekte zonën “A”. por, në fund të janarit, Gjykata e Apelit të Durrësit rrëzoi përfundimisht padinë kundër kreut të bashkisë Durrës, Vangjush Dako. Apeli vendosi që të rrëzojë këtë kërkesë të disa organizatave të shoqërisë civile, duke u shprehur se Dako nuk ka konsumuar asnjë vepër penale me rastin e ndërtimit të “Velierës”.

Më herët, edhe Gjykata e Shkallës së Parë kishte dalë në këtë përfundim. Katër muaj më parë, Prokuroria e Durrësit kishte mbyllur hetimet për çështjen “Veliera” dhe i kërkoi gjykatës të pushojë çështjen. Mbi Dakon prej muajsh kishte nisur një hetim nën akuzën e “Shpërdorimit të detyrës” përsa i përket zbatimit të projektit “Veliera”. Punimet për “Velierën” janë bllokuar prej shkurtit të vitit 2017, pasi gjatë gërmimeve për ngritjen e themeleve të objektit dolën në dritë rrënoja arkeologjike, të cilat u zbuluan dhe u certifikuan nga ekspertët arkeologë që punuan për më shumë se 4 muaj.

Ndërkohë që dolën në dritë rrënojat arkeologjike, shoqëria civile kërkoi bllokimin e punimeve me argumentin se po shkatërrohen vlerat arkeologjike të qytetit bregdetar. Por, ndërkohë që përfundoi procesi gjyqësor në Apelin e Durrësit, një tjetër proces po zhvillohet në Gjykatën Administrative të Apelit në Tiranë. Por teksa ky proces pritet të kalojë në të gjitha hallkat e gjyqësorit, situata në qytetin e Durrësit është kjo: Kaos, trafik dhe ndotje.

Kujtojmë që çështja e “Velierës” ka më shumë se dy vite që po endet dyerve të gjykatave dhe nuk po merr zgjidhje. Pas ditësh, edhe Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë pritet të dalë në një përfundim, duke dhënë vendimin në lidhje me çështjen “Veliera”. Disa shoqata të shoqërisë civile e kundërshtojnë këtë projekt, pasi sipas tyre janë shkelur disa ligje dhe dëmtohet trashëgimia kulturore. /panorama

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kur na ndajnë vetëm pak javë nga zgjedhjet vendore të 30 qershorit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pezulluar procedurën e tenderit për

Në prag të nisjes së sezonit turistik, Autoriteti Shtetëror i Sigurisë Portuale në Drejtorinë e Përgjithshme Detare, për të garantuar mba

Parlamenti i Hollandës ditë më parë votoi pro kthimit të regjimit të vizave për shqiptarët dhe këtë kërkesë ia përcolli qeverisë së saj,

Deti Adriatik nxjerr në breg, në Durrës, breshkën gjigande shumëvjeçare.

Ish-zëvendëskryeministrja teknike e PD-së, ardhur në detyrë pas marrëveshjes së bërë Rama-Basha, para zgjedhjeve të shkuara, ka paditur n

Mesazhi i Pashkëve Katolike këtë vit ka shkuar për politikën shqiptare dhe të gjitha palët që e përfaqësojnë.

10 ditë pas ngjarjes zbardhen të tjera detaje nga grabitja spektakolare në Rinas.

Pas ndryshimit të kreut të Doganave, sot ka ardhur radha e shkarkimit të drejtorëve rajonalë të doganave në vend.

Forca Ajrore shqiptare do te pajiset edhe me helikopterë “Black Hawk”, falë mbështetjes së Departamentit Amerikan të Mbrojtjes. 

Drejtuesja e prokurorisë së Tiranës Elisabeta Imeraj tha sot se reforma në sistemin e drejtësisë dhe ngritja e strukturave të posaçme ant