Vendimi/ Manastirliu: Maskat e barrierat mbrojtëse të detyrueshme në çdo ambient të mbyllur!

15/07/2020 - 15:21

Teksa vendi ynë po përballet me shifra në rritje të rasteve me koronavirus, qeveria shqiptare vendosi sot përdorimin e maskës/barrierën mbrojtëse prej tekstili si të detyrueshme në çdo ambient të mbyllur.

Pas mbledhjes së qeverisë, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu deklaroi se ky vendim, është një tjetër hap drejt forcimit të masave për frenimin e përhapjes së COVID19. 

"Nëpërmjet vendimit të sotëm të qeverisë dhe aktit normativ, detyrimi për përdorimin e maskave jo mjekësore/barrierave mbrojtëse për mbrojtjen ndaj transmetimit të COVID 19 do të jetë detyrim për çdo individ në të gjitha ambientet e mbyllura; në administratën publike dhe jo publike; në transportin publik; në zyra, shkallë pallati, ashensorë, në qendrat tregtare, dyqane, supermakatat, tregjet dhe njësitë e shërbimit",- tha Manastirliu.

Në rast të mosrespektimit të këtij detyrimi, policia e shtetit, policia bashkiake, strukturat e inspektoriateve shtetërore, që do të penalizojnë me gjobë shkelësit. Masa e gjobës është vendosur 2 mijë lekë të reja për çdo thyerje të rregullit. Ministrja e Shëndetësisë kërkoi mirëkuptimin e qytetarëve për zbatimin e kësaj mase që ndërmerret me qëllim mbrojtjen e shëndetit.

"Detyra dhe qëllimi ynë kryesor është ruajtja e shëndetit. Në funksion të këtij qëllimi, kemi miratuar edhe këtë Akt Normativ dhe për të cilin kërkojmë mirëkuptimin tuaj. Përdorimi i maskës ka një efikasitet të lartë në kufizimin e përhapjes së virusit, mbështetur kjo dhe në rekomandimet e Qendrës Europiane te Kontrollit të Sëmundjeve, Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe e vërtetuar nga eksperienca e shumë vendeve. "Sakrifica" që kërkohet prej jush nuk është mbyllja. Ajo çfarë kërkohet është vendosja e maskës, për të mbrojtur veten, për të mbrojtur të afërmit", – tha Manastirliu.

Gjatë komunikimit për publikun, Ministrja Manastirliu deklaroi se sistemi shëndetësor po përgatitet për t'i bërë ballë kësaj situate.

"Falë punës që nuk është ndalur për as edhe një moment gjatë kësaj periudhe, sot ne kemi më shumë se 500 shtretër të gatshëm posaçërisht për pacientët e prekur nga Covid19. Kemi rritur kapacitetet me respiratorë, monitorë dhe pajisje mjekësore të nevojshme në të gjithë sistemin spitalor. Kemi shtuar kapacitetet e testimit. Sot kemi në dispozicion 90 mijë teste dhe po hapim dhe një laborator të dytë ne QSUT",- tha Manastirliu.

Duke deklaruar se në vendin tonë ka aktualisht një situatë epidemiologjike me përhapje komunitare në disa bashki, Manastirliu tha se hapëm përsëri spitalin e dytë Covid, me qëllim përballimin e fluksit të shtuar të pacientëve, si pasojë e shtimit të numrit të infeksioneve.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme kujton të gjithë qytetarët që pikat e kalimit në kufirin Kakavijë dhe në Kapshticë do të jenë t

Sot parashikohet mot i kthjellët me temperatura të larta, ndërsa në zonat malore do të ketë dhe zhvillim të vranësirave, të cilat mund të

Të gjithë pasagjerët që do fluturojnë për në Greqi nga data 17 Gusht deri më 31 Gusht, të cilët kanë një pasaportë të BE ose leje qëndrim

Për herë të dytë brenda situatës së pandemisë politikani dhe sipërmarrësi Agron Shehaj, i ka dhuruar dy pajisje respiratore dhe një apara

Ish-deputeti i PS-së, Fatmir Toçi, po qëndron prej më shumë se një muaj në spitalin "Shefqet Ndroqi" për t'u rikuperuar nga pasojat që i

Interpol Tirana me anë të një deklarate për mediat shprehet se janë ekstraduar drejt Italisë, 9 persona, që janë arrestuar në Shqipëri pë

Shefi i Urgjencës Kombëtare, Skender Brataj, ka postuar disa fotografi ngjethëse, për të treguar rëndësinë që ka respektimi i masave për

Qeveria ka miratuar dhënien e 5,191 pagave shtesë për punonjësit e Transportit Rrugor të Udhëtarëve. Lajmin e ka bërë të ditur vetë kryem

Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ka ngritur shqetësimin për situatën në jug të vendit.

Qeveria shqiptare ka firmosur sot marrëveshjen me Fondacionin Firdeus me përfaqësues Elvis Naçin, për rindërtimin e 168 banesave individu