Kjo është shtëpia e çiftit Lulzim dhe Manjola Cuku, ku mbrëmjen e së shtunës u konsumua një krim i rëndë në familje. 

45-vjeçari Lulzim Cuku vrau me thikë bashkëshorten e tij 33-vjeçare, nënë e tre fëmijëve. 

Mësohet se çifti ka tre fëmijë, një djalë dhe dy vajza, të moshës dhjetë, shtatë vjeç dhe 2 vjeç. 45 -vjeçari shkonte herë pas here në Greqi si emigrant.