Vetëvritet aksidentalisht me çifte 20-vjeçari

27/12/2012 - 12:30

PUKE- Një 20-vjeçar gjeti vdekjen mbrëmë pasi u vetëqëllua aksidentalisht me armë gjahu, teksa po mundohej ta pastronte atë. Ngjarja ndodhi në fshatin Korthpul të Pukës, kur viktima Armando Nikolla kishte dalë në oborrin e shtëpisë me armën e gjahut.

Gjatë tentativës për ta pastruar, arma ka shkrehur duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme të riut. Familjarët e tij janë munduar t’i japin ndihmën e parë, por saçmat e armës e kanë dëmtuar atë rëndë duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Ata e kanë dërguar në Spitalin e Pukës, por mjekët kanë konstatuar se i riu kushte vdekur. Pas sinjalizimit të dhënë, Policia e Pukës është nisur drejt fshatit Korthpul për të hetuar ngjarjen.

Bazuar në dëshmitë e familjarëve, por edhe hetimit paraprak të grupit të ekspertëve, u konkludua se ngjarja kishte qenë aksidentale. “20-vjeçarit i është shkrehur aksidentalisht arma çifte dhe plumbi i ka prekur organet jetësore, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme”, bëri të ditur Policia e Pukës pas ngjarjes, duke përjashtuar pistën e një krimi të mundshëm brenda familjes ku ndodhi ngjarja.      

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Përmes një postimi në rrjete sociale, Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka përsëritur për të disatën herë që nga nisja e punimeve për rikonstru

Deputetja e Durrësit, Edlira Hyseni ka shprehur në rrjete sociale gëzimin e saj për shifrën rekord që iu akordua Shqipërisë në Konferencë

Bashkia e Durrësit ka publikuar në faqen zyrtare 8 pyetje dhe 8 përgjigje, ku synohet të sqarohen të gjitha pikëpyetjet e qytetarëve lidh

Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen foli së bashku me kryeministrin Edi Rama pas përfundimit të Konferencës së Donator

Dera e apartamentit të Rakip dhe Dile Rekës qëndron gjithmonë hapur.

200 pacientë të vegjël në ditë kërkojnë ndihmën e bluzave të bardha në urgjencën pediatrike në Durrës.

Pas lirimit të dy ish- anëtarëve të bandës së Durrësit, Endrit Dokles dhe Sardian Sulejmanit, ILD ka filluar inspektimet në disa gjykata

Konferenca e Donatorëve në Bruksel ka mbledhur një shumë marramendëse për procesin e rindërtimit në Shqipëri, duke i kaluar të gjitha pri

Gjatë mbajtjes së seancës së dytë të Konferencës së Donatorëve në Bruksel, sa i takon procesit të rindërtimit në Shqipëri u bë me dijeni

Franca ka vendosur t’i dhurojë Shqipërisë 100 milionë euro për procesin e rindërtimit, pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit të 2019.