Një fakt interesant i zgjedhjeve parlametare të 25 qershorit është përfaqësimi më i lartë i grave që nga 1992 deri më sot. Kështu, parlamenti i ri i Shqipërisë do të ketë nivelin më të lartë të përfaqësimit të grave. Plot 39 deputete nga 140 gjithsej do të jenë zëri i qytetarëve në Parlament.

Partia Socialiste ka përfaqësimin më të lartë, me 22 deputete, e ndjekur nga Partia Demokratike me 11 deputete gra. Lëvizja Socialiste për Integrim ka 5 deputete dhe PDIU do të ketë një deputete, atë të qarkut të Dibrës, Reme Lala.

Përsa i përket qarqeve, Tirana kryeson listën me 14 deputete femra, ndërkohë që pasohet nga Durrësi me 5 të tilla. Në Durrës, 3 deputete kanë dalë nga lista e PS (Eglantina Gjermeni, Milva Ekonomi dhe Klodiana Spahiu), një nga lista e PD (Fatbardha Kadiu) dhe një nga lista e LSI (Nora Malaj). Qarku i Durrësit bëhet kështu qarku i dytë në vend që përfaqësohet në Kuvend me një numër të lartë deputetesh femra.

Në 25 qershor, Durrësi nxorri 14 deputetë, nga të cilat 5 ishin femra, ndërsa në 2013 nga 13 deputetë që kishte qarku vetëm 3 ishin femra (Klodiana Spahiu, Esmeralda Shkjau nga PS dhe Albana Vokshi nga PD)

Në listat për deputetë që partitë politike dorëzuan në KQZ për zgjedhjet e 25 qershorit, nga 2374 kandidatë, 948 ishin gra. Megjithatë, partitë politike nuk iu shmangën dot gjobitjes nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për mosrespektim të kuotës gjinore në listat e kandidatëve për deputetë.

Deputetet në Kuvendin e Shqipërisë sipas partive dhe qarqeve

Partia Socialiste

Mimi Kodheli, Kukës

Almira Xhembulla, Dibër

Elisa Spiropali, Korçë

Edlira Bode, Korçë

Evis Kushi, Elbasan

Mirela Kumbaro, Gjirokastër

Eglantina Gjermeni, Durrës

Milva Ekonomi, Durrës

Klodiana Spahiu, Durrës

Elona Hoxha/Gjebrea, Tiranë

Olta Xhaçka, Tiranë

Blerina Gjylameti, Tiranë

Vasilika Hysi, Tiranë

Ogerta Manastirliu, Tiranë

Klotilda Bushka, Tiranë

Adelina Rista, Fier

Antoneta Dhima, Fier

Tatiana Piro (Nurçe), Fier

Ermonela Valikaj, Berat

Lindita Nikolla, Lezhë

Vilma Bello, Vlorë

Senida Mesi, Shkodër

Partia Demokratike

Dhurata Çupi, Dibër

Valentina Duka, Korçë

Fatbardha Kadiu, Durrës

Orjola Pampuri, Tiranë

Rudina Hajdari, Tiranë

Grida Shqima, Tiranë

Albana Vokshi, Tiranë

Jorida Tabaku, Tiranë

Lindita Metaliaj, Lezhë

Nadire Mecorapaj, Vlorë

Izmira Ulqinaku, Shkodër

Lëvizja Socialiste për Integrim

Monika Kryemadhi, Elbasan

Nora Malaj, Durrës

Klajda Gjosha, Tiranë

Kejdi Mehmetaj, Tiranë

Floida Kërpaçi, Tiranë

PDIU

Reme Lala, Dibër

M.B.