Pamjet që shihni në këto foto që publikon “DurrësLajm”, janë nga fshati Gramëz i Krujës, ku i dha fund jetës 22-vjeçari M. Çypi.
Sipas hetimeve paraprake të policisë, kemi të bëjmë me vetëvrasje. 22-vjeçari u gjet i pajetë në automjetin e tij.
“Më datë 18.02.2018, rreth orës 20:20, në fshatin Gramëz, Krujë, prapa banesës së tij, (në garazh) në automjetin tip “Fiat” është gjetur i vetëvrarë me armë zjarri pistoletë shtetasi M.Ç. 22 vjeç, banues në Gramëz Krujë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit tip pistoletë model 54, të cilën viktima e mbante pa leje”, njofton policia e Durrësit.
Mësohet se M. Çypi dy ditë më parë ishte kthyer nga Italia.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e motiveve të ngjarjes.