Një ngjarje e rëndë u raportua sot nga spitali “Shefqet Ndroqi”, ku 29-vjeçari që i dha fund jetës mësohet se është nga Durrësi.

Xhino Koça ndodhej i shtruar në spital prej disa ditësh pasi kishte rezultuar pozitiv me Covid-19, ndërsa në rrethana ende tronditëse mëngjesin e sotëm në orën 04:30 u hodh nga kati i tretë i spitalit.

Xhino është djali më i vogël i dy prindërve të njohur nga Durrësi, stilistes Lira Koça dhe kreut të Njësisë Administrative nr.2 Leonard Koça.

Ngjarja tragjike ka shokuar opinionin publik durrsak. Policia ndërkohë informon se vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa nga Ministria e Shëndetësisë nuk ka ende një reagim publik mbi këtë rast.