Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka ndërprerë procesin e rivlerësimit të prokurorit të Beratit, Ermir Beta.

Më 15 mars ky i fundit kishte dhënë dorëheqjen nga detyra dhe Prokuroria e Përgjithshme ka njoftuar KPK-në më 6 prill.

Ermir Beta ishte emëruar prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor të Beratit, me dekret të presidentit të datës 6 nëntor 2008.

Ndërsa KPK njofton se më 17 prill zhvillohet seanca dëgjimore me Besa Nikëhasani, prokurore pranë Prokurorisë së Apelit në Shkodër.

Trupa gjyqësore përbëhet nga Suela Zhegu, Genta Tafa dhe Pamela Qirko.