Vettingu i përmbaruesve/ Paditet ministrja Gjonaj: Po tejkalon kompetencat

09/08/2020 - 15:56

Përmbaruesit e dyshojnë ministren e Drejtësisë se po tejkalon kompetencat që i kanë dhënë ligjet e reformës në drejtësi për profesionin e tyre dhe ndaj i janë drejtuar Gjykatës së Apelit Administrativ me kërkesën që gjyqtarët të shfuqizojnë katër urdhëra të saj.

Burime të Top Channel pranë gjykatës konfirmojnë se 150 përmbarues përmes dhomës kombëtare të përmbarimit hedhin dyshime mbi këtë urdhër të ministres për vetting.

Në padi pretendohet se ligjet e reformës në drejtësi janë të qarta, pasi në nenin 23 tregohet prerazi se cilat janë dokumentet që një përmbarues duhet të dorëzojë për përpilimin e krijimit të regjistrit unik të të dhënave për këtë profesion të lirë. Por me urdhërin që mban datë 22 qershor 2020, ministrja e Drejtësisë sipas padisë së përmbaruesve kërkon edhe të dhëna personale si statusi apo edhe e kaluara përpara diplomimit në universitet. Përmbaruesit dyshojnë në padinë e dytë se ministrja e Drejtësisë po synon super fuqi edhe për ngritjen e komisionit që do t'i kontrollojë ata. Në ligjin e reformës në drejtësi citohet se komisioni disiplinor përbëhet nga tre anëtarë njëri prej të cilëve nga shkolla e magjistraturës, i dyti nga ministria dhe i treti zgjidhet nga radhët e përmbaruesve.

Në kërkesë padi përmbaruesit përmendin ligjin ku duhet që rregullat të caktohen nga ministri, por me propozim të përmbaruesve. Përmbaruesit dyshojnë se propozimet e tyre nuk u morën parasysh dhe se komisioni që do të vendosë për karrierën e tyre dhe licencën, mund të funksionojë sërish përmes urdhërave nën influencën e ministrisë së drejtësisë, duke e kthyer në realitet gjendjen ashtu siç ishte përpara reformës në drejtësi. /TCh

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Aeroporti i Tiranës ka publikuar listën e 23 fluturimeve që janë konfirmuar për nesër, 28 shtator 2020.

Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar të dhënat lidhur me situatën e Covid-19 në vendin tonë.

Ambasada shqiptare në Athinë njofton se do të shkurtojë periudhën e pajisjes me pasaportë për emigrantët shqiptarë në Greqi, ndryshe nga

Gjykata ka caktuar masën e sigurisë "arrest me burg" për pedagogun e Shkencave Humane në Korçë, Alket Dino, i cili akuzohet për mitmarrje

Bombula e gazit është bërë shkaktare për shkrumbimin e një apartamenti në lagjen nr.17, pranë stacionit të trenit në Durrës.

Gjatë kontrolleve të policisë rrugore në aksin rrugor Elbasan-Tiranë në zonën e Saukut, janë evidentuar shoferë duke qarkulluar me shpejt

Ditën e sotme vendi jonë do të alternohet me kthjellime dhe vranësira gjatë paradites, duke sjellë herë pas herë shira të izoluar.

Votat për referendumin mbi shkurtimin e numrit e deputetëve dhe senatorëve kanë përfunduar për gati një javë, ku “Po”-ja fitoi bindshëm.

Covid-19 ishte shkak pse gazetari Erjon Skëndaj, mungoi për një kohë të gjatë në kronikat informative, apo lidhjet e drejtpërdrejta në Ne

Ambasadorët e BE në ditën Europiane të Gjuhëve i janë drejtuar me një mesazh qytetarëve të Shqipërisë për të respektuar masat ndaj COVID-