Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë kreun e Gjykatës së Apelit të Shkodrës, Fuat Vjerdha. Pas përjashtimit të tij nga Komisioni i  Pavarur i Kualifikimit, Vjerdha apeloi në KPA dhe pas disa muajsh u vendos rikthimi i tij në detyrë.

Fuat Vjerdha, është bërë kështu magjistrati i pari që rikthehet në detyrë nga të gjithë të përjashtuarit nga “Vettingu”.

Kujtojmë se ai është një prej anëtarëve që votoi kundër vendimit për gjykim të shkurtuar ndaj Dritan Dajtit, por pavarësisht kësaj nuk e kaloi Vettingun.

Pas vendimit të KPA, ai do të rikthehet në detyrë si kreu i Gjykatës së Apelit të Shkodrës ditën e hënë të javës së ardhshme.

Përpara këtij vendimi një grup qytetarësh nga Shkodra firmosën një peticion për rikthimin në detyrë dhe integritetin e Fuat Vjerdhës.