Vettingu në polici, kreu i Sindikatës: Të shtyhet afati i pranimit të dokumenteve

Postuar: 19/04/2018 - 17:41

   Së paku 2 mijë punonjës policie të nivelit zbatues rrezikojnë të mos plotësojnë në kohë formularët e Vettingut. 

Në këtë mënyrë ata rrezikojnë edhe largimin nga radhët e Policisë së Shtetit.

“Janë afërsisht 2 mijë punonjës policie që rrezikojnë të mos i plotësojnë sepse nuk arrijnë afatin…”, tha Sadetin Fishta, Kryetar Sindikatës se Punonjësve të Policisë së Shtetit.

Për ketë shkak, kreu i Sindikatës së Policisë i kërkoi Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit, shtyrjen e afatit të dorëzimit të dokumenteve të nevojshme, për shkak se ka pasur vështirësi në mbledhjen e tyre.

“Janë 11 dokumente që u kërkohet për pasurinë në një afat tejet të shkurtër, por ka edhe kosto financiare për familjet e tyre pasi duhet të paguajë për tërheqjen e dokumenteve.”

Afati i fundit për plotësimin e 3 formularëve, atë të pasurisë, kontrollit të figurës dhe aftësive profesionale është 5 Maji. Nëse afati nuk do të shtyhet kreu i Sindikatës së Punonjësve të Policisë thotë se disa nene të ligjit që kanë të bëjnë me afatin dhe mbledhjen e shkresave zyrtare, do të ankimohen në Gjykatën Kushtetuese.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Autostrada Tiranë-Durrës është bllokuar pasditen e sotme në sensin për në kryeqytet.

Reshjet e shiut do të na shoqërojnë jo vetëm në ditet e mbetura të majit, por edhe përgjatë qershorit.

Versioni i gazetarit Jetmir Olldashi hedh poshtë si të rremë versionin e “Dëshmitarit X”, Albert Veliu, i njohur si ‘Babalja’, për audiop

Fabio Dukagjini, i riu që u shpëtua nga Policia pasi ra në kanionet e Shpellës së Pëllumbasit, ka dhënë dëshminë e tij për momentin fatal

   Në Olimpiadën mbarëkombëtare të matematikës, që sapo ka përfunduar në qytetin e Beratit nxënësi durrsak Tedi Kallço është shpallur fit

   Këtë të dielë në territorin e Shqipërisë pritet të ketë një situatë të ndryshe nga dita që lamë pas.

   Javën e kaluar, në rubrikën tonë të emigracionit u ofruam sugjerime se si të përgatiteni për intervistën për vizën e emigrantit.

 Një sërë tërmetesh goditën vendin tonë gjatë mbrëmjes së djeshme.

   Policia Rrugore e Tiranës u ka bërë apel të gjithë përdoruesve të makinave që të mos konsumojnë alkool kur janë në timon pasi destinan

   Vlora gjatë natës është tronditur nga një tërmet i fuqishëm, i cili ka terrorizuar banorët.