Kuvendi i Shqipërisë rrëzoi ditën e sotme me 79 vota kundër dekretin e Presidentit Ilir Meta për vetingun në polici.

Ishin kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla dhe ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, që gjatë fjalës së tyre në Kuvend bënë thirrje që deputetët të votojnë rrëzimin e dekretit të Metës.

Ata vunë theksin tek rëndësia e këtij procesi, sipas të cilëve është shumë i nevojshëm dhe prioritet duhet të jetë nisja e tij sa më shpejt.