Gentian Trenova prokuror i Apelit të Tiranës njëkohësisht dhe anëtar i Këshillit të Emërimeve në drejtësisë nuk ka kaluar provën e Vettingut ndaj Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e ka shkarkuar sot nga detyra.

Sipas KPK, Trenova nuk justifikon pasurinë dhe është gjetur me shkelje edhe në ushtrimin e detyrës në dy raste. Ai ka deklaruar një apartament të blerë në Tiranë, ku në kontratën e parë çmimi ka qenë 40 mijë euro, ndërsa në kontratën e dytë deklarohet 1 milionë e 900 mijë lekë.

Veç këtij veprimi ai ka bërë një ndërtim shtesë, për të cilën nuk ka mundësi ligjore ta kryejë. Ndërsa sa i takon vlerësimit profesional, Trenova pati një debat të fortë me përfaqësuesin e ONM-së Teo Jacobs lidhur me  mosfillimin e hetimit nga Trenova për një prokuror. 

Ai u mbrojt duke sqaruar se ishte Prokurori i tretë që merrte në dorë atë dosje dhe nuk mund të kishte sukses pasi ishte hetuar nga të tjerët para tij. Në një tjetër rast Trenova nuk kishte hetuar pasurinë e një personi të arrestuar në Greqi me drogë.