Vettingu/ Shtyu seancën për Donika Prelën, ja sa herë shkeli ligjin KPK

29/01/2019 - 13:09

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) njoftoi paraditen e së martës se shtyu për herë të dytë vendimin për drejtuesen e Prokurorisë për Krime të Rënda, Donika Prela, duke e argumentuar me “shkaqe të arsyeshme”, pa shpjeguar se cilat janë këto.

Donika Prela doli në seancë dëgjimore para Komisionit të Vetingut në datën 22 janar 2019, në të cilën debatoi me vëzhguesin ndërkombëtar, Teo Jacobs, ndërkohë që trupa gjykuese e KPK qëndroi shumë pasive.

Në përfundim të seancës dëgjimore, trupa gjyqësore e Komisionit të Vetingut, e përbërë nga Valbona Sanxhaktari, Roland Ilia dhe Olsi Komici njoftuan se do të dilnin në konkluzion në datë 29 janar, pra rreth një javë më vonë, një afat kohor i gjatë dhe i paaplikuar për asnjë subjekt tjetër më parë.

Por, edhe në dt.29 janar, nëpërmjet një njoftimi zyrtar, KPK njoftoi se vendimmarrja për Donika Prelën do të shtyhet edhe me një javë tjetër, për në datë 5 shkurt 2019.

Ky njoftim i KPK dhe sidomos vendimmarrja e tij për shtyrjen e dhënies së vendimit për drejtuesen e Krimeve të Rënda përbën shkelje të rëndë ligjore.

Së pari, në nenin 55, pika 6 e ligjit “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve e prokurorëve” (Vetingu), parashikohet detyrimi i Komisionit për të shpallur vendimin “…në përfundim të seancës dëgjimore…”. Në rastin e Donika Prelës, KPK e ka shtyrë me dy herë afatin për dhënien e vendimit, pavarësisht se seanca dëgjimore ka përfunduar më 22 janar, duke shkelur në këtë mënyrë parashikimin ligjor të cituar më lart.

Së dyti, institucionet e Vetingut funksionojnë, sidomos për seancat dëgjimore dhe shpalljen e vendimeve, në bazë të parashikimeve të Kodit të Procedurave Administrative. Në nenin 42, pika 2 e këtij Kodi parashikohet se: “Në raste përjashtimore dhe vetëm për shkak të pamundësisë absolute, gjykata shtyn shpalljen e vendimit deri në 5 ditë”.

Duke iu referuar këtij parashikimi ligjor, trupa gjyqësore e KPK që po rivlerëson Donika Prelën mund të shtynte afatin e shpalljes së vendimit deri në 5 ditë, pra deri më 27 janar, gjithnjë, nëse do të ishte në kushtet e “pamundësisë absolute”.

Por, KPK, në komunikimin publik të datës 29 janar, ku njofton shtyrjen edhe për 7 ditë të tjera të publikimit të vendimit për Prelën, nuk jep asnjë arsyetim se cilat janë shkaqet e “pamundësisë absolute”.

Madje, në një rast të mëparshëm, kur realisht trupa gjykuese ishte në “pamundësi absolute”, KPK shtyu me vetëm një ditë shpalljen e vendimit. Bëhet fjalë për rastin kur kryetares së KPK-së, njëkohësisht edhe drejtuese e treshes që po rivlerësonte një prokuror të Prokurorisë së Përgjithshme, i ndodh një tragjedi familjare-bashkëshorti i saj ndërron jetë.

Në atë rast, KPK njoftoi shtyrjen me vetëm një ditë, sa drejtuesja të përfundonte detyrimet imediate familjare dhe më pas u paraqit në krye të trupës gjykuese, ku dha edhe vendimin përkatës për prokurorin.

Pra, referuar këtij precedenti, vendimi i trupës gjyqësore të Donika Prelës për të shtyrë me dy javë vendimmarrjen e saj jo vetëm që është alogjike, por, për më tepër, është edhe në shkelje të detyrimeve ligjore, sipas përcaktimeve të Kodit të Procedurës Administrative.

Komisioni i Pavarur i Kualifilimit vendosi të shtynte shpalljen e vendimit për Donika Prelën në përfundim të seancës dëgjimore, me argumentin se duhet të shqyrtonte një raport të vëzhguesit ndërkombëtar, Teo Jacobs për procedurat e ndjekura nga Donika Prela në rastin e dosjes “Shullazi”, si edhe për të administruar disa dokumenta shtesë që prokurorja vuri në dispozicion për një apartament me vlerë 110 mijë euro.

Ky arsyetim formal, gjithësesi, dëshmon për një verifikim tejet sipërfaqësor që ka realizuar trupa e KPK gjatë rivlerësimit për Donika Prelën. KPK ka për detyrë të shqyrtojë kriterin profesional për gjyqtarët e prokurorët. Në rastin konkret, trupa e Vetingut nuk ka kryer asnjë verifikim mbi vendimmarrjen e drejtueses së Krimeve të Rënda për rastin “Shullazi”, e cila shkaktoi debate dhe konflikt me pjesën më të madhe të vartësve të saj.

Gjithashtu, KPK vendosi të pranojë dokumentet të Donika Prelës për një apartament 110 mijë euro, për të cilin trupa e Vetingut nuk kishte kryer asnjë verifikim, pavarësisht se transaksioni ishte kryer rreth 7 muaj më parë, në korrik 2018. KPK vendosi të diskutojë në mënyrë përciptas për këtë element në seancën dëgjimore, vetëm pasi ajo u vu përballë faktit të një denoncimi publik mbi këtë apartament.

Marrë nga "Boldnews.al"

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Krimet e Rënda, që kryen arrestimin e Klaudio Hoxhalliut, në datën 5 mars 2019 shpallën moskompetencë për të hetuar Hoxhalliun dhe Denis

Ditën e djeshme ka ardhur në vendin tonë një sasi kitesh testuese të dhuruar nga Fondacioni “Mammoth” dhe të zhvilluar nga kompania kinez

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës njofton se USAID po ndihmon Shqipërinë për furnizimin e laboratorëve me pajisje testimi, për

Në një njoftim për mediat, minstrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka bërë me dije listën e subjekteve që do të qëndrojnë të mbyllura

Deputetja e Partisë Socialiste për qarkun e Fierit, Antoneta Dhima ka njoftuar se djali i saj e ka fituar betejen me koronavirusin.

Këtë të mërkurë, efektivë të Forcës Detare janë shfaqur në rrugët e Durrësit për të monitoruar lëvizjen e qytetarëve, garantuar rendin dh

Disa zona të vendit janë zbardhur ditën e sotme nga dëbora dhe për pasojë janë krijuar vështirësi në qarkullim për disa akse.

Bizneset që mbajnë hapur dyert e tyre në kohën e koronavirusit janë më të kujdesshmet për të ruajtur shëndetin e punonjësve të tyre.

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar sot urdhrat e rinj për lejimin e hapjes së aktiviteteve publike dhe jo publike, ku përfshihen lokal

Maskat janë një nga produktet më të shitura që prej shfaqjes së pandemisë pasi konsiderohen një masë mbrojtëse efikase për parandalimin e