Që nga kjo javë, vëzhguesit e emëruar nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit për mbikëqyrjen e procesit të vetingut do të vijnë në Shqipëri për detyrën e tyre afatgjatë.

Vendosja në Tiranë e gjithë ekipit prej tetë vëzhguesish (shtatë nga gjyqësorët e shteteve anëtare të BE-së dhe një nga gjyqësori i SHBA-ve) do të përfundojë gjatë javëve të ardhshme, bashkë me mbërritjen e stafit ndihmës për kryerjen e detyrave siç parashikohen në legjislacionin kombëtar. 

Shënimet biografike të tetë vëzhguesve gjenden në  http://europa.eu/!TJ77YB