Ky është momenti i përplasjes fatale të makinës së 37-vjeçarit Elton Macolli, vëllai i deputetes socialiste Blerina Gjylameti, me një kamion brenda tunelit Tiranë-Elbasan. "Balkan Web" ka publikuar  videon e regjistruar nga kamerat që ndodhen të instaluara brenda tunelit.

Siç duket dhe nga pamjet, 37-vjeçari që mbeti i vdekur në këtë aksident, nuk ka bërë asnjë tentativë për të devijuar por me një shpejtësi që sipas ekspertëve ishte 145 km/h godet nga pas kamionin.

Në korsinë tjetër shihet edhe një makinë që lëviz paralel me kamionin. Ndërkohë pas goditjes kamioni vijon rrugën edhe për disa metra, ndërsa makina me 37-vjeçarin brenda kthehet kryq në rrugë.

Ndërkohë që policia deklaroi se pas përplasjes në mjetin tip “Seat” ka ndodhur edhe një shpërthim pasi makina ishte e modifikuar me impiant gazi. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së shtunës në tunelin Tiranë-Elbasan.