VIDEO/ Artan Hoxha: Meta futi në vëllavrasje shqiptarët, po sakrifikon Shqipërinë për të shpëtuar

19/06/2019 - 14:21

Gazetari investigativ Artan Hoxha, shkruan se Presidenti Ilir Meta me dekretin për anulimin e zgjedhjeve futi në vëllavrasje shqiptarët. Referuar pamjeve nga sulmet ndaj KZAZ-ve nga të gjitha bashkitë që drejtohen nga opozita, Artan Hoxha thotë se Ilir Meta jo vetëm që nuk sakrifikoi veten për të shpëtuar Shqipërinë, sikurse deklaroi, por po sakrifikon Shqipërinë për të shpëtuar veten.

Postimi i plotë i Artan Hoxhës:
Presidenti Ilir Meta tha më 20 mars 2019 nga Pogradeci, se ishte i gatshem qe per te shpetuar Shqiperine, do te vriste veten si ish-presidenti i Kilit, Salvador Allende. Por ne te vertete, me dekretin nr. 11199 te dates 10 qershor 2019, jo vetem nuk sakrifikoi veten per te shpetuar Shqiperine, por po sakrifikon Shqiperine per te shpetuar veten.  Dekreti nr 11199 me firmen e Metes do te mbahet mend si dekreti presidencial qe futi ne vellavrasje shqiptaret.

Shqiptare, deri sa presidenti dhe kryeministri ta gjejne serish gjuhen per nje dreke apo darke ngjalash, qendrojini larg konfliktit per pushtetin e atyre atje lart. Jeta e cdo shqiptari, qytetari te thjeshte, militanti politik, opozitari apo polici, eshte me e shtrenjte se cdo karrige pushtetari te korruptuar ne kete vend... Ne pamje eshte sulmi qe i eshte bere sot ne oren 11:00, KZAZ nr 66 ne qytetin e Corovodes nga mbeshtetesit e LSI-se.

Zoti president, si bashkepatriot nga e njejta zone, po te kujtoj se pjesa derrmuese e atyre qytetareve qe kane mesyre sot pallatin e kultures qe mban emrin e nje shqiptari te madh dhe skraparlliu patriot, heroit te kombit "Riza Cerova", si dhe atyre gjithesej 20 policeve qe ka komisariati i Skraparit, ne mos jane kusherinjte e tu apo te mite, jane kusherinj apo kane lidhje gjaku me njeri-tjetrin.

Skrapari dhe skraparllinjte nuk te detyrohen asgje, pervec se te kane votuar qe nga viti 1992 dhe te kane mbeshtetur sa here qe gjithe te tjeret te kane braktisur. Ata bashkepatriote qe i jane sulur pallatit te kultures "Riza Cerova" me urdherin tend dhe ne zbatim te dekretit tend, nuk ka nevoje te ndezin dhe nje zjarr tjeter ne kete Shqiperi te shkrumbuar tashme nga elita politike e korruptuar deri ne palce... Ndersa i ke vene flaken vendit per karrigen e pushtetit tend apo te Rames, sepaku kurseja nje zjarr me pak vendlindjes tende, Skraparit....

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Gazetarët shqiptarë, mediat shqiptare, organizatat e medias dhe ato të shoqërisë civile i bëjnë thirrje qeverisë të tërheqë menjëherë dhe

Pak ditë pas dasmës që familjen e të afërmit i mblodhi për gëzim, shtëpia e familjes Hajdari u mbush sërish, por këtë herë, për ta përcje

Prokuroria e Durrësit ka reaguar pas arrestimeve të kryera gjatë ditës së sotme lidhur me tërmetin e 26 nëntorit. Sipas prokurorisë nga v

Spiros Pavlidis, ish-pedagog dhe drejtor katedre i fakultetit te Gjeologjisë, Neotektonikës dhe Paleontologjisë në Universitetin Aristote

"Në tërmetin e 26 nëntorit 2019 ndër viktimat ishte edhe Kryekomisar Bajram Hajdarmataj, i cili ndodhej në krye të detyrës në Kavales

Bashkimi Evropian do të ndihmojë autoritetet shqiptare të vlerësojnë ndërtesat e dëmtuara pas tërmetit ndërsa ka shpallur edhe konferencë

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se të gjitha akset rrugore kombëtare janë të kalueshme, ndërsa apelon drejtuesit e mjeteve të vogla të

Konferencë e përbashkët për shtyp mes Policisë dhe Prokurorisë nga Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës Lorenc Shehu, Prokuro

Drejtuesi qendror i Zyrës Operacionale për Menaxhimin e Fatkeqësisë Natyrore, ministri Fuqiplotë Bledi Çuçi u shpreh sot në një deklaratë

“Në orën 11:30 në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, drejtori i Drejtorisë Vendore Durrës Lorenc Shehu do të ketë konferencë për