VIDEO/ Dalin para gjykatës së Durrësit të arrestuarit për tërmetin tragjik të 26 nëntorit, pritet masa e sigurisë

17/12/2019 - 12:14

Paraditen e sotme kanë dalë para gjykatës së Durrësit për masën e sigurisë 9 personat e arrestuar të shtunën e 14 dhjetorit për shembjen e godinave pas tërmetit të 26 nëntorit.

Gjykata pritet të japë masën e sigurisë për të arrestuarit, teksa Prokuroria e Durrësit ka kërkuar masën "arrest me burg".

Gjyqtari që do shqyrtojë dosjen Paulin Cera, është zgjedhur nga shorti elektronik, ndërsa prokuroria në këtë çështje do të përfaqësohet nga prokurorët Pali Deçolli, Edmond Kaloshi dhe Madrid Kullolli.

Të arrestuarit:

1-Arben Isaku, 42 vjeç, me detyrë ish-drejtor i ALUIZNI-it Durrës, i dyshuar si autor i veprës penale "Shpërdorimi i detyrës”.

2-Klajdi Lame, 32 vjeç, në cilësinë e inspektorit të Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Durrës, në objektin pallat 6- katësh, i cili ndodhet në lagjen Nr. 6, rruga “Shoqëria Bashkimi”, ku humbën jetën dy shtetase, i dyshuar si autor i veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.

3-Albrend Qetka, 35 vjeç, në cilësinë e specialistit të verifikimit në terren pranë ALUIZNI-it, Durrës, në objektin pallat 6- katësh, i cili ndodhet në lagjen Nr. 6, rruga “Shoqëria Bashkimi”, ku humbën jetën dy shtetase, i dyshuar si autor i veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.

4-Kujtim Hasa, 53 vjeç, në cilësinë e shefit të shërbimeve të shtëpisë së pushimit të Ministrisë së Brendshme, i dyshuar si autor i vepres penale “Vrasja me dashje”.

5-Ahmet Doda, 52 vjeç, në cilësinë e drejtorit të shtëpisë së pushimit të Ministrisë së Brendshme, i dyshuar si autor i veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.

6-Rruzhdi Xheka, 79 vjeç, në cilësinë e ndërtuesit informal në objektin “Hotel Mira Mare”, ku humbën jetën 2 shtetas, i dyshuar si autor i veprës penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”.

7-Avdulla Osmani, 61 vjeç, në cilësinë e ndërtuesit informal të legalizuar më vonë në menyrë të paligjshme të objektit “Hotel Tropikal”, ku humbën jetën 2 shtetas kosovarë, i dyshuar si autor i veprës penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”.

8-Defrim Celami, 44 vjeç, në cilësinë e specialistit që ka përpiluar aktin e ekspertimit teknik në objektin pallat 6- katësh, i cili ndodhet në lagjen Nr. 6, rruga “Shoqëria Bashkimi”, ku humbën jetën dy shtetase, i dyshuar si autor i veprës penale “Shpërdorimi i detyrës.

9- Nevjana Isufi, 45 vjeçe, e cila me studion e saj private hartonte projekte fiktive, e dyshuar si autore e veprave penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

Personat e shpallur në kërkim:

1. Arben Qato pronar i Vila Palma

2. Dëshira Qato-shefe e urbanistikës në Kavajë (Gruaja e Arben Qatos)

3. Aldo Dakovelli, shef sektori në Kadastrën e Durrësit

4. Artemis Malko punonjës terreni në Kadastrën e Durrësit

5. Artur Cela, ish-drejtori i INUV

6. Flamur Gjuzi, ish-drejtori i ALUIZNIT Durrës, dhe ish-kandidat i LSI për deputet

7. Artur Terziu, pronari i “Bar Barons”

8-9. Dy ndërtuesit e banesës së familjes Lala në Kënetë

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Edhe pasditen e kësaj të shtune, Durrësi ishte tërësisht i boshatisur.

Përmes një postimi në Facebook, mjeku i infektivit, Tritan Kalo u bën thirrje shqiptarëve që të respektojnë këshillat e specialistëve për

Ditën e sotme u mbush plot një javë që një grup sipërmarrësish durrsakë kanë bashkuar forcat për t’u ardhur në ndihmë kategorive më vulne

Izolimi i detyrueshëm i qytetarëve si masë mbrojtëse nga koronavirusi, ka bërë që shumë familje në nevojë në Durrës të përballen me vësht

Numri i personave që kanë humbur jetën në Greqi si pasojë e koronavirusit ka shkuart në 32. Sikurse bëjnë të ditur mediat greke numri i p

Qeveria ka detajuar mënyrën si do ndahen paratë e pagave për të punësuarit në biznesin e vogël.

Drejtoresha e spitalit rajonal të Durrësit, Nadire Jani, ka reaguar menjëherë pas një denoncimi të bërë në rrjete sociale nga ish—deputet

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu përcollën sot në aeroportin e Rinasit, 30 mjekë dhe infermierë të

Ish-deputetja e Durrësit, Fatbardha Kadiu, ka denoncuar përmes një statusi në Facebook faktin se një pacient i prekur nga Covid-19 po mba