Jo vetëm të afërmit, por i gjithë populli i Romanatit dhe i Durrësit ka mbetur i shokuar për tre vogëlushët, që sapo kishin nisur të shkonin në kopsht.

Vetëm tre ditë kishin q i ishin bashkuar bashkëmoshatarëve të tyre në grupin e parë. Aty ku motrat e tyre më të mëdha shkonin në shkollën fillore, të vegjlit Alesio, Artur dhe Valerio kishin nisur rrugëtimin e gjatë të dijes, por që u ndërpre në mënyrë tragjike mbrëmjen e zezë të 20 shtatorit.

Me lot në sy e mjaft i dëshpëruar, drejtori i shkollës së Romanatit, Syrja Rrodhja, tregoi se i gjithë ekipi e stafi pedagogjik është bashkuar me dhimbjen e humbjes së trinjakëve.

“Duhet të ishin në kopsht në ditën e tyre të katërt, i morëm pak para kohe në kopsht por për të lehtësuar familjen”.

Fqinjë, të afërm dhe arsimtarë, ndodhen pranë familjarëve për t’i ofruar mbështetjen e tyre.

Daja i familjes tregoi se i ati i fëmijëve ndodhej në punë larg, e ëma i kishte mbyllur të vegjlit në dhomë për të çuar te vjehrra vetëm 100 metra larg dy vajzat e rritura për të mësuar.

K.H.