26/02/2021 - 09:49
Një person dyshohet se është mbytur ne ujërat e akuariumit në portin e Durrësit.
Burimet nga policia kufitare kanë bërë me dije se skafet e policisë kanë kontrolluar prej mesnate deri në orën 09:30 të mëngjesit por nuk kanë konstatuar ende asgje.
Të njëjtat burime, thonë se një trup është parë gjatë orëve të natës por nuk ka denoncim për persona të zhdukur apo të humbur.
Nga kalata zero, aty ky janë dislokuar edhe mjetet e policisë kufitare të portit Durrës, shefi i policisë kufitare, Tori Agolli tha se u kontrollua i gjithë baseni ujor por nuk u konstatua asgjë.
"Ne nuk kemi një denoncim konkret por nëse ka një të mbytur rrymat detare e nxjerrin atë pas 10 ditësh në sipërfaqe. Do të presim 10 ditë pasi nuk e konstatuam nga kontrolli", pohoi Agolli.
Viktima e fundit që është mbytur në portin e Durrësit ishte një i ri sirian që humbi jetën në tentativë për të lundruar drejt portit italian të Barit. Kryesisht shtetasit nga lindja e mesme tentojnë të kalojnë drejt perendimit ilegalisht duke rrezikuar jetën e tyre.
Më herët, lidhur me këtë ngjarje reagoi edhe Policia Durrës, e cila njoftoi se:
"Ju bëj me dije se deri në këto momente në sallën Operative të DVP Durrës dhe në sallën e Kufirit Durrës, nuk kemi asnjë informacion për ndonjë të mbytur."
/portali DurresLajm/