Një video e postuar në rrjetet sociale tregon se si një kamion i tonazhit të rëndë bën gara në autostradën Tiranë-Durrës me një autobus me pasagjerë, se kush do të kalojë i pari.

“Përshëndetje JOQ, ja siguria e rrugëve tona. Kamioni i tonazhit të rëndë dhe autobusi plot pasagjerë, po hanë inat se kush do ia kalojë tjetrit në autostradën Tiranë-Durrës. Kanë mbi 1 km kështu. Na ruajtë Zoti!”, shkruan denoncuesi.