Ky është momenti kur hotel "Gostivari" në zonën e plazhit në Durrës shembet nga forcat xheniere me shpërthim të telekomanduar me tritol.

Ndërtesa 6 katëshe u shemb pasi është konstatuar e pabanueshme nga grupet e inspektimit dhe përbënte rrezik për godinat e tjera.

Shpërthimi ishte shumë i fuqishëm dhe është dëgjuar në të gjithë Durrësin.

Kjo godinë e ndodhur në stacionin pranë Rrotës së Kuqe, ishte në pronësi të shtetasit Durim Bodlli.