Ky është momenti kur shembet me tritol godina 5-katëshe në Shkozet, pasi paraqiste rrezikshmëri për shkak të dëmtimeve të marra nga tërmeti i 26 nëntorit.

Ndërtesa e parë 5-katëshe është shembur mesditën e sotme ashtu siç ishte planifikuar.

Forcat xheniere janë duke punuar për të shpërthyer një tjetër godinë 5-katëshe në të njëjtën zonë.

Ashtu si edhe shpërthimi i djeshëm i ndërtesës 6-katëshe Gostivari në zonën e Plazhit, edhe shpërthimi i sotëm është dëgjuar në gjithë Durrësin.