Ky është momenti rrëqethës kur vajza mëson për krimin e rëndë në familjen e saj që tronditi Durrësin pak më parë.

Mes lotëve dhe britmave, ajo kërkon që ta lejojnë të shikojë të ëmën, 59-vjeçaren Hajdije Tosuni e cila humbi jetën pas plagëve të shkaktuara nga i shoqi, Rruzhdi Tosuni.

Ngjarja e rëndë ndodhi këtë të mërkurë rreth orës 11:35, në lagjen nr. 12 në Durrës.

Mësohet se 63-vjeçari goditi me levë hekuri bashkëshorten pas një debati të ashpër brenda biznesit të tyre.