Ka nisur sot në stadiumin Kombëtar “Air Albania” vaksinimi i efektivëve të policisë.

Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga ministrja e Shëndetëssë Ogerta Manastirliu dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu ka inspektuar procesin e vaksinimit.

Sipas ministres, 500 efektivë policie do të vaksinohen këtë të shtunë në ambientet e stadiumit “Air Albania”. 

“Arena Kombëtare – Nis vaksinimi i uniformave blu në të gjithë Shqipërinë”, shkruan Rama.