Blutë e Durrësit finalizojnë operacionin antidrogë të koduar "Luzi", sekuestrohen drogë e armë zjarri si dhe arrestohen në flagrancë dy poseduesit e tyre.

Në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, specialistët e Antidrogës së Durrësit arrestuan në flagrancë shtetasit:

• Lek Biba, 33 vjeç, banues në Luz, Fushë-Krujë;

• Jurgen Tufa, 23 vjeç, banues në Luz, Fushë-Krujë.

Gjithashtu është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit:

• F.B. 32 vjeç, banues në Luz, Fushë-Krujë.

Më datë 22.11.2017, në Luz, Fushë-Krujë, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip "Opel Corsa" me drejtues shtetasin Jurgen Tufa dhe pasagjer shtetasin Lek Biba iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale:

• rreth 44 kg lëndë narkotike e dyshuar e Cannabis Sativa

• dy armë zjarri pistoletë me mbishkrimin “Ecol Special  99”, kalibri 9 mm me krehër dhe fishekë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" në bashkëpunim dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit" parashikuar në nenet 283/2 , 278/1/5  të Kodit Penal.