Paraditen e sotme ka dalë në sallën e gjyqit autori i masakrës së Selenicës, Ritvan Zykaj, i cili  vrau 8 anëtarë të fisit të tij, mes tyre edhe dy fëmijë.

24-vjeçari u shfaq i qetë brenda dhomës së xhamit në sallën e gjyqit, duke i parë gazetarët drejt e në sy por duke qëndruar i heshtur, edhe kur ata e pyesin se përse i vrau 8 kushërinjtë.

"Pse i vrave? Po fëmijët pse i vrare?" Pyesin gazetarët, por Ritvan Zykaj tashmë i braktisur nga të gjithë, pasi as familjarët dhe as avokati i caktuar nga gjykata, Gentjan Leka, nuk u paraqitën në sallën e gjyqit, nuk ka asnjë përgjigje për të dhënë, ndërsa qëndron indiferent.