Protestuesit në qytetin e Burrelit kanë arritur të hynë në ambientet e KZAZ-së numër 17 dhe të nxjerrin jashtë me forcë materialet zgjedhore.

Në video shihet momenti i djegies së materialeve zgjedhore në afërsi të Pallatit të Sportit “Ferit Hysa”, ku është caktuar edhe KZAZ-ja.

Ndërsa paraditen e sotme u regjistruan përplasje mes mbështetësve të opozitës dhe policisë në ambientet e KZAZ nr.16.

Mbështetësit e opozitës gjuajtën me gurë në drejtim të policisë çka bëri që forcat e FNSH të përgjigjen me gaz lotsjellës për shpërndarjen e turmës.

Nga përplasja mbetën disa të lënduar, mes tyre qytetarë dhe efektivë policie.