Prifti i Kishës Ortodokse në Lezhë, Koço Kapedani është dhunuar nga punonjësi i një firme private.

Rasti i rëndë është denoncuar nga anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Albert Loçi, i cili ka publikuar një video në Facebook.

Siç duket nga pamjet, prifti dhe punëtori debatojnë fillimisht dhe pas një përleshje, ky i fundit e godet me një send të fortë Kapedanin.

“Qytetari Koço Kapedani, rrihet nga punetoret e firmes se kontraktraktuar nga Kryetari i Bashkise Pirro per “kryerjen e punimeve” dhe per dhunimin e qytetareve.

Mire se kjo firme ka disa muaj qe e ka shkatrruar Lezhen dhe lagjet e saj(Beselidhja,Gurra) dhe nuk mban pergjegjesi per afatin e kryerjes se punimeve,por tashme ka filluar te dhunoje dhe qytetaret Lezhjane.

Institucionet heshtin,drejtesia fle gjume ndersa Bashkia Lezhe e ka mendjen te vjedhe qytetaret e saj.”, shkruan Loçi.