Video që po trazon Greqinë/ Dy të rinj shqiptarë urdhërojnë ushtarët grekë në rresht, thërrasin emrin e moderatorit shqiptar

16/01/2021 - 09:26

Një video e cila ka qarkulluar së fundmi në rrjetet sociale ka alarmuar autoritete greke të ushtrisë.

Siç shihet në video, dy shqiptarë u japin urdhra ushtarëve grek të cilët janë në rreshtore dhe i detyrojnë të brohorasin një emër, që mesa duket është emri i moderatorit të njohur nga Kosova Meriton Mjekiqi. Gjithashtu 2 të rinj me origjinë shqiptare, duke sikur po “përshëndesin” edhe shokët e tyre nga Shqipëria në “rrugën 5 maji”, siç edhe përmendet në video.

Njëri prej tyre i cili duket të ketë një rol drejtues në repartin ushtarak, urdhëron ushtarët grek të përsërisin emrin e njërit prej djemve që po përshëndesin, “ Me Ri Ton”, ndërkohë ushtarët e përsërisin pa hezitim.

Ndërkohë mediat greke e kanë cilësuar si një skandal dhe kanë nisur hetimet. Kujtojmë se në Greqi, ka me mijëra shqiptarë që përmbushin detyrimin ushtarak në Greqi, si kusht për të marrë nënshtetësinë.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Shqipëria vijon të shënojë shifra të larta të infektimeve nga Covid 19, ndërsa i lartë mbetet edhe numri i fataliteteve.

Avokatja e njohur në Durrës, Luljeta Petani, përmes një statusi në rrjete sociale ka kritikuar mënyrën sesi forcat politike janë përfshir

Të gjesh vend parkimi në Durrës, shpesh kthehet në mision shumë të vështirë.

Pas Greqisë, edhe Ministria e Jashtme Shqitpare njofton masa të reja anti-Covid në Pikën Kufitare të Kakavijës.

Mjeku Tritan Kalo ka bërë disa vlerësime në lidhje me mënyrën se si po menaxhohet pandemia e koronavirusit në vend.

Arqipeshkvi i Shkodrës, Angelo Massafra, është infektuar me koronavirus.

Ministria e Brendshme njofton qytetarët se të gjitha zyrat e aplikimit për ID karta dhe pasaporta biometrike do të jenë të hapura edhe so

Pas largimit të leshterikëve nga vija bregdetare e plazhit të Durrësit, aksioni është përqendruar në shëtitoren “Taulantia”.

Gjatë pjesës së parë të ditës së kësaj të shtune, kthjellimet mbeten mbizotëruese në territor.

Dy vëllezër nga Mati kanë ndërruar jetë në një kohë jo më të gjatë se 24 orë.