Video reportazhi i RAI 3 për kanabisin, reagon Policia e Shtetit: Dezinformimi ishte skandaloz

28/01/2020 - 14:14

Policia e Shtetit ka reaguar në lidhje me lajmin e transmetuar në kanalin prestigjioz RAI 3 përkanabizimin e vendit.

Deklarata e Policisë:

Policia e Shtetit është krenare për rezultatet e arritura ne luftën kundër kultivimit të kanabisit dhe nivelin e shkëlqyer të bashkëpunimit me partneret italianë. Falë këtij bashkëpunimi rezultatet domethënëse thellohen çdo vit dhe janë të monitoruara e të certifikuara nga autoriteti i lartë profesional i Guardia di Finanza-s.

Viti 2019 shënoi sasinë më të vogël historike të kanabisit me origjinë nga Shqipëria, të kapur në Itali, duke provuar kështu suksesin e madh dhe të padiskutueshëm të luftës tonë në këtë front.

Në emër të të gjithë trupave tona të angazhuara në ketë betejë të shtetit dhe ligjit me antishtetin dhe antiligjin, ne shprehim keqardhjen e thellë dhe indinjatën legjitime për lajmin e rremë të transmetuar mbrëmë nga kanali prestigjioz RAI 3, ku dezinformimi mbi kultivimin e kanabisit në Shqipëri ishte skandaloz.

Drejtori i Përgjithshëm e ka përcjellë menjëherë shqetësimin e krijuar nga ky lajm tek partneret italianë dhe ka kërkuar prej tyre saktësimin e këtij informacioni pa asnjë bazë, i cili ka krijuar terren për spekulime politike dhe mediatike edhe në Shqipëri.

Partnerët italianë janë shprehur të habitur me lajmin në fjalë dhe kanë konfirmuar se ky lajm nuk bazohet në asnjë burim të drejtpërdrejtë informacioni të verifikuar.

Duke e garantuar opinionin publik shqiptar se Policia e Shtetit ka vijuar pa lëkundje dhe do të vijojë vendosmërisht luftën kundër krimit e trafiqeve, për ta bërë Shqipërinë një vend me nivele gjithnjë e më pranë mesatares europiane në aspektin e statistikave të kriminalitetit të çdo lloji, ne mbetemi në pritje të një përgënjeshtrimi zyrtar nga autoritetet përkatëse italiane, të cilave përfitojmë nga rasti t’u shprehim konsideratën tonë më të lartë për mbështetjen dhe bashkëpunimin në luftën kundër krimit, ku pastrimi i Shqipërisë nga fenomeni i kultivimit masiv të kanabisit është tanimë një histori e certifikuar suksesi.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ish-ministri i PS-së dhe ish-deputeti i kësaj partie në Shkodër në vitet 1982 - 1991, Ahmet Osja është ndarë nga jeta në moshën 80- vjeça

Ambasada shqiptare në Itali ka reaguar në lidhje me shpërthimin e Coronavirusit.

Mediat ndërkombëtare i kanë bërë jehonë nismës së ndërmarrë nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i cili ka ftuar qytetarët që të bashk

Policia e Shtetit arrestoi ditë më parë disa persona, të cilët akuzohen se kanë organizuar lojëra fati në mënyrë të paligjshme.

Në një reagim për mediat, Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin informacionet e rreme që në këto momente p

Një person në Shkodër i cili ishte arrestuar pasi po drejtonte makinën në gjendje të dehur ka tentuar që të largohet edhe nga komisariati

Paraditen e sotme në sheshin “Liria” të qytetit është zhvilluar aktiviteti “Një hap për Durrësin”. 

Naftëtarëve të Ballshit, të ciltë mbajtën sot një marshim në rrugët e qytetit lidhur me mungesën e rrogave të tyre, i janë bashkuar edhe

Gjykata e Tiranës pritet të japë sot masat e sigurisë për 33 nga 115 të arrestuarit në kuadër të operacionit "Fati i lojrave". 24 të tjer