Vazhdon shembja e objekteve të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit 2019 në Shijak.

Sot, Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka shembur një pallat të dëmtuar rëndë.

Shijaku ishte një nga qytetet e goditura më rëndë nga lëkundja sizmike me magnitudë 6.4 të shkallës Rihter. Me dhjetëra pallate dhe qindra shtëpi private u dëmtuan rëndë, ndërsa është vendosur për shembjen dhe rindërtimin e tyre.

Nga bilanci i punës së bërë përgjatë këtyre muajve të vështirë, pasqyruar pak ditë më parë nga kryebashkiaku Elton Arbana, janë 30 pallate dhe 800 banesa të reja, shkolla, kopshte, xhamia e qytetit që do të rindërtohen si dhe parqe publike apo kënde lojërash për fëmijë që pritet të ngrihen. Ndërkaq, 750 familje përfitojnë bonusin e qirasë.