Publikohet videoja e momentit të dhunimit të avokatit Ilia Ilia ditën e djeshme para Prokurorisë së Durrësit.

Siç shihet në këto pamje të siguruara nga “DurrësLajm”, avokati u godit nga dy persona, njëri prej të cilëve mban veshur një palë pantallona tre çerekëshe dhe kapele në kokë.

 Ashtu siç deklaroi dje edhe avokati Ilia, fillimisht një prej autorëve, ende të paidentifikuar e ka ndaluar dhe pas një bisede disa sekonda e ka goditur. Më pas afrohet edhe agresori i dytë.

Sulmi ndodhi dje para Prokurorisë së Durrësit, ndërsa policia thotë se grupi hetimor po punon për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.