Polici nga Dukagjini Berhan Bajrakurti, me gjasë pritet të lerë qelinë ditën e sotme pasi ka rezultuar se personi që ai ka bërë filmimin intim, është gruaja e tij.

Nga verifikimet e kryera prej prokurorisë së Shkodrës, ka rezultuar se Bajrakurti ka filmuar veten në çaste intime me bashkëshorten e tij. Ditën e sotme Bajrakurti pritet të dalë para

Gjykata e Shkodrës nuk ka vërtetuar që polici i Dukagjinit të ketë kryer veprime të pahijshme me një vajzë 15-vjeçare.

Sipas aktit të ekspertimit të videos së sekuestruar në cilësinë e provës materiale, Berhan Bajrakurti, kryen veprime intime me bashkëshorten e tij në ambientet e shtëpisë së tij. Lidhur me këtë çështje është marë në pyetje dhe bashkëshortja e Bajrakurtit, e cila ka pranuar se video është krejtësisht intime dhe nuk ka lidhje me akte pedofilie siç është trajtuar në media.

Bajrakurti u arrestua nga kolegët e tij në zonën e Malësisë së Madhe, pas skandalit të publikuar në media, dhe u la në masën e sigurisë “30 ditë burg” nga Gjykata e Shkodrës. Ai akuzohet se kishte ngacmuar seksualisht një të mitur duke i dërguar video intime.