Sot ka filluar puna për riparimin e bankinave në shëtitoren Taulantia në Durrës.

Dallgët e fuqishme që përplasen me betonin, kanë bërë që pjesa e ndërtuar prej druri në këtë zonë të amortizohet e shkatërrohet.

Dëmtimi i dërrasave pranë bregdetit në pjesën më tërheqëse të qytetit është diçka që ndodh herë pas here.

Dërrasat dekoruese kanë qenë destinacioni i shumë personave që preferojnë të çlodhen duke shijuar perëndimin e diellit teksa në sfond dëgjohet zhurma e dallgëve, gjyshërve që presin nipërit të mbarojnë lojën, etj.