Banorët e Novoselës janë përplasur sot me kryetarin e bashkisë së Vlorës, Dritan Leli. “Pse ke ardhur- i thonë banorët,- ne s’duam patate, duam të gjesh zgjidhje për lumin se po përmbytemi çdo vit”.

Më pas një tjetër banor i thotë se po na ngordhin bagëtitë. “Kam pasur një komunikim me ministrin e bujqsisë për sa i përket problemit të mungesës së ushqimit për bagëtitë dhe deri pasdite shpresoj të zgjidhet”, pergjigjet Kryetari i bashkisë, duke deshmuar keshtu se deri tani nuk eshte marre asnje mase.

"Në 2015 sollët ndihma dhe me lumen nuk u bë asgjë, tani prapë bë 2017 u përmbytëm. Nuk duam patate dhe makarona, duam zgjidhje për lumin", -janë shprehur banorët.

Ndërkohë kryebashkiaku Leli është larguar duke thënë se ka një tjetër takim po do të kthehet sërish për të folur me banorët.

Novosela është një nga zonat e cila u prek më shumë nga përmbytjet e 30 nëntorit, ku shumë banorë kanë pësuar dëme të mëdha në banesa, por edhe në serat e stallat e tyre. /Report Tv/