Videoja e kunatit të "Babales", sot dëshmon në prokurori Ardi Veliu

16/10/2018 - 11:28

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu do të merret në pyetje për rastin “Babale”. Veliu do të paraqitet sot në orën 13:00 në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit do të japë shpjegime për deklaratat e Fredi Alizotit, i cili ka dalë në përgjime dhe po pretendohet se është personi që thotë se është shtirur në telefon si Agron Xhafaj, vëllai i ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Në një video të publikuar nga deputeti i PD Ervin Salianji gjatë javës së kaluar, Fredi Alizoti përmendi Ardi Veliun. Në video-regjistrimin për të cilën Alizoti nuk kishte dijeni, shprehej se ishte shantazhuar që të shtirej dhe të pranonte se ishte zëri i tij në telefonatën me Albert Veliun apo që njihet si “Babalja”, dhe jo zëri i Agron Xhafajt.

Fredi Alizoti tha se Ardi Veliu e mori me makinën e tij zyrtare dhe e çoi përpara Prokurorisë së Krimeve të Rënda, ku atje pretendohet se e priste deputeti socialist Taulant Balla.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Më 28 tetor të këtij viti, kryeministri Rama u ndal në një prej familjeve më të varfra të Shijakut.

Në datë 20 nëntor, 2018, Rektori i Universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës (UAMD), Prof. Dr.

Një shkëmb i përmasave të mëdha ka rënë sërish nga Mali i Torovicës në rrugën kryesore. 

Policia e Shtetit ka dhënë disa këshilla të vlefshme për drejtuesit e mjeteve, teksa në disa zona të Shqipërisë kanë rënë reshjet e para

Tragetet e linjës Bari-Durrës janë ankoruar sot paradite në Terminalin përkatës me vonesa të vogla nga grafiku i parashikuar, ndërsa rret

Mbetemi nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme në të gjithë vendin duke bërë që vranësirat dhe shirat të jenë prezente që në orët

Aksi rrugor që lidh shëtitoren “Taulantia” me zonën e Currilave në Durrës është përmbytur.

Emisioni “Stop” trajtoi sonte rastin e një “shëruesi”, ose siç njihen ndryshe guru”, që pretendon se zgjidh hallet e qytetarëve.

Konsullata e nderit e Turqisë, e para përfaqësi diplomatike turke në rrethe, është hapur në Durrës.

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka reaguar pas deklaratës së ambasadës amerikane në Tiranë ku përmendej dhe ai.