VIDEOLAJM/ Durrësi i heshtur, të gjithë të izoluar për shkak të koronavirusit

28/03/2020 - 22:30

Edhe pasditen e kësaj të shtune, Durrësi ishte tërësisht i boshatisur.

Siç duket edhe në videon që "DurrësLajm" publikon rrugët kryesore të qytetit bregdetar janë braktisur me detyrim nga qytetarët, të cilët po i binden ndalim-qarkullimit, që nis prej në orën 13.00.

Askush nuk lëviz në rrugët që dikur ishin plot me zëra njerëzish dhe lëvizje makinash sidomos në fundjavë.

Rruga "Taulantia", bulevardi "Dyrrah", rruga "Egnatia" etj janë të heshtura. Përveç mjeteve të autorizuara, asgjë tjetër nuk lëviz. Një pamje e ngjashme pritet të jetë edhe të nesërmen pasi nuk lejohet lëvizja deri në orën 5 të mëngjesit të së hënës.

Kujtojmë se sot në vend, u regjistruan 11 raste të reja pozitive me Covid-19, duke e çuar shifrën në total në 197 persona, nga të cilët 11 janë nga Durrësi.   

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një ditë më parë, në mbledhjen e Këshillit Bashkiak Durrës u miratua lista parapake me emrat e 8782 qytetarëve, që pritet të përfitojnë g

462 qytetarë të Durrësit janë refuzuar për të përfituar dëmshpërblimin e dëmeve të shkaktuara nga tërmeti, megjithëse kanë aplikuar në pr

Kapet dhe arrestohet me qëllim ekstradimi drejt Italisë, 29-vjeçari i kërkuar për veprat penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale” dhe

Nuk dimë nëse ka qenë një moskoordinim mes institucioneve apo gabim i policisë në urdhrin e saj por brenda ditës së sotme Policia e Shtet

Jahti superluksoz Al Mirqab është ankoruar mëngjesin e sotëm në portin e Durrësit.

Ministria e Shëndetësisë raporton se situata te Spitali Infektiv, ku po trajtohen të infektuarit me koronavirus nuk është shumë pozitive.

Forcat xheniere dhe ato të IMKT-së rrethuan sot pallatin në qendër të Durrësit, për të cilin është marrë vendimi për ta shembur, pasi rez

Vijon të jetë i lartë numri i personave të infektuar me koronavirus në vendin tonë.

Policia e Shtetit njofton të gjithë qytetarët se nga dita e nesërme do të jenë të hapura të gjitha bizneset, si dhe do të lejohet lëvizja

Një lëkundje sizmike është ndjerë mëngjesin e sotëm në Korçë. IGJEUM raporton se tërmeti ka qenë me magnitudë 3.5 të shkallës Rihter.