Durrësi ishte tërësisht i boshatisur pasditen e sotme. Pamjet filmike të operatorit të DurrësLajm të xhiruara në rrugët kryesore të qytetit bregdetar dëshmojnë seriozitetin me të cilin durrsakët po i binden ndalim -arkullimit, që nis që në orën 13.00.

Askush nuk lëviz nëpër rrugët, ku jo më larg se dy javë më parë ishin plot me zëra njerëzish dhe lëvizje makinash. Rruga “Taulantia”, bulevardi “Dyrrah”, rruga “Mars 91” etj janë të heshtura. Përveç mjeteve të autorizuara, asgjë tjetër nuk lëviz.

Durrësi, ashtu si dhe i gjithë vendi ka hyrë në javën e dytë të masave drastike të ndërmarra nga qeveria për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Sot, në vend, u regjistruan 19 raste të reja pozitive me Covid-19, duke e çuar shifrën në total në 123 persona, nga të cilët 8 janë nga Durrësi.