DurrësLajm po publikon momentin e shoqërimit të dy të rinjve organizatorë të protestës së mbajtur në Durrës, pasditen e sotme.

Disa policë u janë afruar të rinjve, ndërsa menjëherë aty janë mbledhur shumë qytetarë që pyesnin efektivët se pse po i shoqëronin në komisariat.

Vlen të theksohet fakti se protesta e të rinjve në Durrës, para Pallatit të Kulturës, ishte mjaft e qetë dhe u zhvillua pa as më të voglin problem.

Dhjetëra të rinj protestuan pasditen e sotme me flamuj kuq e zi e pankarta në duar kundër shembjes së Teatrit Kombëtar dhe shkatërrimit të arkeologjisë së Durrësit, të varrosur ndër vite nën beton.