Teksa pritet që pallati 6 katësh në qendër të Durrësit të hidhet në erë, qytetarë të shumtë janë afruar pranë kësaj zone.

Objekti nr.14 në lagjen 11, i quajtur ndryshe pallati i VIP-ave u dëmtua rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit.

Ndërsa banorët rreth e rrotull, pronarët e bizneseve si dhe qytetarë të tjerë, presin me interes shpërthimin e pallatit, për të parë më pas nëse iu janë dëmtuar objektet e tyre nga shpërthimi.