Vidhet një pikë shumice e tregtimit të cigareve në Durrës.

Ngjarja ka nodhdur në Tobaccho-n e ndodhur te lagjja nr.5 prapa ish-parkut sportiv.

“DurrësLajm” mëson se sipas deklarimeve të pronarit, hajdutët dyshohet të kenë marrë rreth 20 steka me cigare.

Pak ditë më parë, policia në Durrës goditi një grup prej 3 të rinjsh mosha 15-17 vjeç, si autorë të dyshuar të disa vjedhjeve të ndodhura gjatë muajit mars 2020 dhe në fillim të prillit, në lokale e markete, gjatë kësaj periudhe që vendi ynë është në izolim.