Nesër mbi Tiranë do të fluturojnë ulët avionë luftarakë të NATO-s dhe avionë të mëdhenj kontrolli.

Rreth orës 11:00 është menduar që avionët të shfaqen në hapësirën e Shqipërisë me zhurmën e tyre të fortë. Misioni ajror i paraprin vizitës zyrtare në Shqipëri të Komandantit të forcës ajrore të NATO-s, gjeneralit Wolters.

Ai mbërrin në Shqipëri për ceremoninë e fillimit të punës në bazën ajrore të Kuçovës, e cila do të jetë një bazë ushtarake e NATO-s. Aleanca do te investoje atje rreth 50 milionë dollarë.