Vijojnë shifrat e larta: Tre viktima dhe 302 raste të reja me Covid

22/10/2020 - 16:07

Numri i rasteve të të infektuarve në vend vijon të rritet. Në 24 orët e fundit janë testuar pozitivë 302 qytetarë, kanë humbur jetën 3 pacientë dhe janë shëruar 54 persona.

Janë shëruar 54 qytetarë, duke e çuar në 10395 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të pandemisë.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

173 të prekur në Tiranë e cila cilësohet vatra më e nxehtë e epidemisë,

30 raste në Lushnje, 12 raste në Fier, 10 raste në Gjirokastër,

9 raste në Elbasan, Kavajë, Mirditë, 8 raste në Gramsh,

5 raste në Krujë dhe Librazhd,

4 raste në Has dhe Peqin,

3 raste në Durrës, Korçë, Lezhë, Mat,

2 raste në Përmet, Delvinë, Tepelenë,

1 rast në Pukë, Pogradec, Dibër, Prenjas, Memaliaj, Kolonjë.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 258 pacientë, 19 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID-19, një 62-vjeçar dhe një 80-vjeçar nga Tirana, një 63-vjeçare nga Mirdita, me sëmundje bashkëshoqëruese.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vendosin maskën kudo në ambientet jashtë shtëpisë, ruani distancën dhe kujdesuni për higjienën, vetëm kështu mund të parandalohet përhapja e infeksionit SARS COV2.

Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19.

Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth COVID19.

COVID-19 – Statistika (22 Tetor 2020)

  • Raste të reja ditore 302
  • Të shëruar ne 24 orë 54
  • Humbje jete në 24 orë 3
  • Testime ditore 1405
  • Testime totale 112,969
  • Raste pozitive 18250
  • Raste të shëruara 10395
  • Raste Aktive 7390
  • Humbje jete 465

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

  • Tiranë 3653
  • Durrës 724
  • Shkodër 494
  • Fier 487
  • Korçë 459
  • Lezhë 369
  • Elbasan 334
  • Vlorë 285
  • Berat 217
  • Kukës 178
  • Dibër 95
  • Gjirokastër 95

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Petrit Prifti, xhaxhai i 32-vjeçarit Silvi Priftii cili rezulton i zhdukur që nga dita e djeshme kur hyri në det për peshkim, ka dhënë de

“Nata e Bardhë”, e cila tashmë është bërë traditë për kryeqytetasit, nuk mungoi as këtë vit të vështirë për shkak të pandemisë.

Arqipeshkëvia Metropolitane Tiranë – Durrës, njofton se Imzot George Frendo është shëruar nga koronavirusi.

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 2.253 testime, prej të cilave 133 janë testime janë kryer për ars

Një tjetër mjek ka humbur jetën. Është ndarë nga jeta sot në moshën 67- vjeçare mjeku pediatër nga Kavaja, Hidajet Deda.

Vijojnë kontrollet nga Policia e Durrësit për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Policia e Durrësit dhe polumbarët janë vënë kërkim të një 32-vjeçari, i cili ka humbur kontaktet që nga dita e djeshme kur hyri në det pë

Shqipëria përkujton sot 76-vjetorin e çlirimit nga pushtuesit nazifashistë në Luftën e Dytë Botërore.

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë një mot të vranët dhe me reshje në të gjithë terr

Shqiptarët renditen të dytët në Itali sa i përket numrit të punëtorëve të rregullt e që kontribuojnë në sigurimet shoqërore.