Ka vijuar edhe gjatë 24 orëve të fundit aktiviteti sizmik në vendin tonë.
Epiqendra e lëkundjeve sizmike ka qenë në rreth zonës Belsh-Cërrik në Qarkun e Elbasanit.
Pas tërmetit të regjistruar rreth orës 19:20 minuta të mbrëmjes së djeshme me magnitudë 4.2 i shkallës Rihter në zonën e Belshit, edhe 8 lëkundje janë regjistruar edhe gjatë natës.
Por fatmirësisht kanë qenë lëkundje të lehta nga 1.6 deri në 2 ballë.