Një grup studentësh vijojnë të qëndrojnë para kryeministrisë, teksa këtë të diel protesta shënon ditën e 12-të. Studentët paralajmëruan se nuk do të tërhiqen nga kauza e tyre për plotësimin e tetë pikave.

“Kryeministri le të plotësojë 8 pikat, s’ka nevojë për dialog”, u shpreh një prej studentëve për News24.

"Kjo është bërë më shumë një lojë nervash. nëse ai do të tregojë nervat ne do të qëndrojmë këtu, do vazhdojmë bojkotin e mësimit dhe protestën", tha një studente.

Në mbështetje të studentëve ishin edhe qytetarë, ndërkohë që numri i protestuesve duket se ka rënë në krahasim me ditët e para.